Moderatorja Jona Spahiu herë pas here bisedon me ndjekësit nëpërmjet “Ask me a question” në Story, ndërsa së fundmi dikush i ka rikujtuar fillimet në ekran.
Ndjekësi i shkruan se Jona ka qenë e preferuara e tij/saj, që nga koha e “Top Select” në “Top Channel”. Sa prej jush e mbani mend?
Ja një foto nga ajo periudhë, të cilën Jona vetë e ka publikuar, madje tregon edhe prapaskenat. Asokohe, mezi priste të shihte Luanën dhe Marinën tek grimi, që ishin të famshme edhe në ato vite.
“As un s’e mbaja mend këtë. 20 vjeç, ashensori i Piramidës, xhironim 3 emisione në ditë. Mezi prisja të shihja Marinën dhe Luanën te grimi,” ka shkruar Jona.