-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Radomiroviç pjesë e forcave serbe gjatë luftës? Kurti: Nuk është vendi i duhur për…

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet lidhur me emërimin në postin e zëvendësministrit të Radoica Radomiroviçit.

Në mediat kosovare është përfolur ditëve të fundit se Radomiroviçi ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kurti në konferencën para Klinikës së Onkologjisë nuk pranoi të përgjigjej në lidhje me këtë çështje duke e cilësuar se nuk është vendi i duhur.

“Nuk është vendi i duhur për pyetje të tilla, në një konferencë tjetër unë dhe zëdhënësi do të jemi të gatshëm,” u shpreh Kurti.

Ministri i Ministrisë për Kthime dhe Komunitete, Nenad Rashiç ka hedhur poshtë pretendimet se zëvendësi i tij, Radomiroviç ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Normalisht që ky ka qenë propozim i imi. Unë u jam referuar organeve adekuate për një vërtetim, i cili pas 10 ditësh është kthyer si pozitiv, pra përgjigjja ka qenë se ky njeri nuk ka kurrfarë informacioni të keq që ka qenë i inkuadruar”, ka thënë ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit