-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Armand Meshaut në Vlorë, zbardhet biseda mes viktimës dhe Rei Metës pak para tragjedisë

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tragjedinë e cila u regjistrua disa ditë më parë në Vlorë ku mbeti i vdekur Armand Meshau pas grushteve të marra nga Rei Meta pas një konflikti të momentit në një kancelari të qytetit.

Në lidhje me ngjarjen janë marrë dëshmitë e të pranishmëve të cilët janë gjendur në vendngjarje në momentin tragjik për 55-vjeçarin.

Administratori i qendrës së Internetit në Vlorë me inicialet A.Z por dhe një tjetër dëshmitar me inicialet A. L., janë pjesë e provave që prokuroria ka renditur në dosjen ndaj Rei Metës i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Mësohet se ka qenë ora 12:30 minuta kur Rei Meta dhe Armandi Meshau kanë hyrë në ambientet e brendshme të Internetit, dhe janë ulur tek kompjuteri me nr. 16, i cili ndodhet afër derës hyrëse.

“Armando Meshau është ulur tek kompjuteri me nr. 16, kurse Rei Meta ka qëndruar afër tij duke qëndruar në këmbë. Në një moment Rei Meta, i është drejtuar Armando Meshau me fjalët “Unë të kam paguar për shërbimin dhe dua dokumentin”. Ndërkohë që Armand Meshau i është kthyer me fjalët “jo me mua këto muhabete”.

Debati ka vijuar dhe shtetasi Rei Meta, i cili qëndronte në këmbë i është përgjigjur – fol pak me qetë me mua se ka edhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin”, ndërsa Armando Meshau në një moment është çuar në këmbë dhe i është drejtuar me fjalët “seriozisht e ke ti”.

Pas këtyre fjalëve, dëshmitari ka parë në një fragment Rei Meta i cili ka goditur të ndjerin dy herë me grushte në fytyrë duke e rrëzuar në karrige, gjysmë i shtrirë”, thuhet në dosjen e zbardhur nga Report Tv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit