Ditën e sotme është raportuar se ka rënë sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Për shkak të rënies janë krijuar radhë e gjatë automjetesh në kolaudim e qytetarësh në sportele.
Problemi me sistemin ka ndodhur në Prezë e Nisharak, ku si pasojë është paralizuar puna e kontrollit teknik dhe i zyrës për pagesën e taksave e gjobave të Kontrollit teknik.
Mësohet se shërbimet janë bllokuar prej më shumë se 30 minutash.