-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i 62-vjeçarit në Maliq, fqinji: U bë mirë kohët e fundit, mbrëmë…

Kryesoret

Ngjarja e regjistruar ditën e sotme në fshatin Qesarak në Maliq ka tronditur mbarë vendin.

62-vjeçari Ramiz Muçollari mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë gruan e tij 58-vjeçare dhe djalin e tij 27-vjeçar e plagosi duke e goditur në kokë.

Ata fatmirësish ndodhen jashtë rrezikun për jetën ndërsa 62-vjeçari u ekzekutua nga Forcat Renea të cilat ndërhynë në ngjarje pasi viktima po qëllonte drejt policisë pa pushim.

Nga të shtënat e shkëmbyera mes palëve mbeti i vdekur në vend paraditen e sotme 62-vjeçari.

Ngjarja ka tronditur banorë të cilët u shprehën se ishin në dijeni se viktima ishte me probleme të shëndetit mendor por kohët e fundit ishte shfaqur me i qetë.

“U bë mirë kohët e fundit. U bë mirë, ishte i qetë. Mbrëmë në darkë nga ora 21:00, morëm vesh që kishte goditur të shoqen dhe të birin. Gjatë natës qëlloi me armë. Sot gjer tani bam.. bam .. bam…” u shpreh një fqinj.

Ndërkohë në njoftimin e policisë është bërë e ditur se viktima kishte qenë dje për vizitë në spitalin psikiatrik dhe i ishte kërkuar të shtrohej. Gjë të cilën 62-vjeçari nuk e pranoi dhe në darkë bëri aktin e rëndë ndërsa sot dha frymën e fundit.

Maliq/ 62-vjeçari i ekzekutuar vuante nga probleme të shëndetit mendor, do të shtrohej në spitalin psikiatrik

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit