-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maliq/ 62-vjeçari i ekzekutuar vuante nga probleme të shëndetit mendor, do të shtrohej në spitalin psikiatrik

Kryesoret

Në lidhje me ngjarjen e regjistruar ditën e sotme në Maliq ka ardhur erdhe reagimi i policisë ku ka zbardhur detajet e plota nga ngjarja ku mbeti i ekzekutuar, Ramiz Muçollari.

Në njoftimit e policisë bëhet e ditur se 62-vjeçari ka humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat Renea.

Gjithashtu bëhet e ditur se prej më shumë se 8-orësh policia dhe RENEA mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.

Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Më pas janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.

Përgjatë natës, Forcat “Renea”, i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt tyre.

Në mëngjesin e sotëm, Renea ka bërë të mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës. Ndërsa 62-vjeçari ndodhej në papafingon e banesës.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon kqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit