Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar popullin e Hawaiit, për viktimat që shkaktuan zjarret shkatërruese në këtë pjesë të SHBA-së.
Kurti, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese.
“Shumë i trishtuar nga zjarret shkatërruese në Hawaii. Mendimet tona të sinqerta janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetet përballë kësaj fatkeqësie natyrore. Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese,” ka shkruar Kurti,
Kujtojmë se në Hawaii mbetën të vdekur 80 persona dhe qyteti turistik Lahaina u dogj rreth 80 për qind për shkak të zjarreve që kanë përfshirë territorin.
Very saddened by the devastating wildfires in Hawaii. Our heartfelt thoughts are with the people who have lost loved ones, homes & communities in the face of this natural disaster. Kosova stands with the residents of the islands & the US during these extremely challenging times.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 12, 2023