-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muzikën në “kupë të qiellit” dhe kundërshton policët, e pëson keq menaxheri 39-vjeçar në Tiranë

Kryesoret

Tiranë: Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalin që menaxhon, si dhe kundërshtoi për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, procedohet penalisht 39-vjeçari. Sekuestrohen pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Prokop Mima”, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për menaxherin e lokalit, shtetasin , 39 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

39-vjeçari ka prishur qetësinë publike duke lejuar muzikë të lartë në lokalin që menaxhon, si dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit