Linda Haynes është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare në Summerville në Karolinën e Jugut. Aktorja, emri i vërtetë i së cilës ishte Linda Lee Sylvander ishte aktive përgjatë viteve ’70 dhe fillim të viteve ’80.
Ajo lindi në Miami, Florida më 4 nëntor 1947 dhe ishte anëtare e përjetshme e “Actors Studio”. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë ishte një film fantastiko-shkencor japonez i quajtur “Latitude Zero”, i cili doli në vitin 1969.
Linda u shfaq më vonë në “Coffy” të 1973-ës, “The Nickel Ride” të 1974-ës dhe “Rolling Thunder” të 1977-ës, në të cilën portretizoi një banakiere të dëshpëruar.
Në vitin 1979 u shfaq në “Human Experiments”, një film për gratë e burgosura. Roli i fundit i Haynes ishte në “Guyana Tragedy: The Story of Jimes Jones” në 1980.