Mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga flakët një depo e një kompanie në Prizren.
Mësohet se për shkak të zjarrit janë djegur makineri, bidona me spec dhe lënda e parë për prodhim.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri depoja e kompanisë me ç’rast janë djegur makineri, bidona me spec dhe lënde e parë për prodhim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarri. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e bërë për media.