Katër makina u përfshinë nga flakët si pasojë e një zjarri në lagjen “ Apolonia” në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në oret e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që tre prej tyre janë shkrumbuar totalisht.
Flakët kanë rrezikuar edhe banesat. Zjarrfikësit ndërhynë për të izoluar flakët. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike por do të bëhet edhe kqyrja e kamerave.