-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin pamjet e 4 makinave të shkrumbuara në Fier, reagon policia

Kryesoret

Policia e Fierit ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshiu gjatë orëve të natës katër automjete në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit.

Sipas Policisë shkak ka qenë një mjet tip “Benz” tek i cili kanë rënë fillimisht flakët, si pasojë e një shkëndije elektrike, e më pas flakët janë përhapur edhe te tre makina të tjera të parkuara ngjitur me të.

“Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar, dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

Çfarë ndodhi gjatë natës? Shkrumbohen 4 makina në Fier

Si pasojë  është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Fierit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit