Zbardhet dëshmia e autorit të zjarrvënies së makinës luksoze të Noizyt pak ditë më parë. Siar Kontit është vlonjati i dyshuar si autori i ngjarjes, dorëzuar në polici me vullnetin e tij.
I riu deklaroi se porosinë për djegien e Ferrarit e ka marrë nga kundërshtari i Noizyt, reperi Cllevio Serbiano. Ai është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro për të kryer aktin.
Pas dëshmisë, këngëtari Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.
Kujtojmë se kohë më parë, konflikti mes Noizy-t dhe Cllevio-s ka degjeneruar në forma përplasjesh fizike ku është dashur ndërhyrja e autoriteteve për zgjidhjen e situatës.