Policia kufitare ka bërë të mundur shpëtim e 12 pushues të cilët kishin dalë në del duke lundruar me dy skafe në brigjet e Velipojës dhe tjetri në Durrës.
Skafi në Velipojë kishte pësuar defekt dhe në të ndodheshin 8 persona mes tyre 3 të mitur. Menjëherë ka ndërhyrë policia e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg shëndosh e mirë.
Gjithashtu policia kufitare në ka shpëtuar një skaf në të cilin ndodheshin 4 persona pasi mjeti me të cilin po lundronin u përplas me disa gurë vendin e quajtur “Bishti i Pallës”.
Skafi po rrezikonte të fundosej pasi i ishte futur ujë. Me ndërhyrjen e policisë u bë e mundur shpëtimi i tyre dhe nxjerrja në breg.