Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kozare të Beratit ku makina është përmbysur në mes të rrugës.
Fatmirësisht drejtuesi 33-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht. Shkak i këtij aksidenti ishte shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit të sinjalistikës rrugore sipas autoriteteve, gjë që ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e të përplasë mjetin në trafikndarëse.
Mësohet se ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar për mjekim drejt spitalit të Kuçovës.