-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E pafuqishme! Albpetrol tender 150 mijë Euro për të kontrolluar ndotjen

Kryesoret

E pafuqishme për shkak të mungesës së kontrolleve, Albpetrol, kompania publike e nxjerrjes së naftës ka hapur sot një tender për shërbim për monitorimin e mjedisit. Edhe pse ky institucion që paguhet nga taksat e qytetarëve e ka për detyrë një gjë të tillë nuk ka arritur që ta bëjë dhe tani hap tender. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet.

126 milionë lekë ose mbi 150 mijë Euro me TVSH është shuma që është vendosur në dispozicion për fituesin që të monitorojë ndotjen mjedisore, që shkaktohet nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës. Në total janë shtatë leje mjedisore që do të kontrollohen në vendburimet e Patosit, Fierit dhe Kuçovës.

Gjithashtu do të kryhen matjet për shkarkimet në tokë, ujë, ajër, zhurmat, etj. Nga studimet e fundit që janë kryer, denoncimet dhe raportimet në media ka rezultuar se verifikimet mungonin në zonat ku mundësia e ndotjes është tejet e lartë, si Patos – Marinza.

Periudha e monitorimit do të jetë 12 mujore, duke specifikuar se matjet do të duhet të bëhen çdo tre muaj për lejet e tipit A dhe çdo 6 muaj për lejet e tipit B për të 80 pikat e monitorimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit