-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Terror në Ekuador! Vritet politikani i dytë brenda një jave

Kryesoret

Lider i një partie lokale është vrarë në Ekuador, duke u bërë kështu politikani i dytë që vritet brenda një jave, pas kandidatit për president Fernando Villavicencio vetëm 5 ditë më parë.

Pedro Briones u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në provincën veriore Esmeraldas, nga disa persona të armatosur me një motoçikletë.

Vrasjet e politikanëve kanë tronditur vendin përpara zgjedhjeve të parakohshme presidenciale më 20 gusht.

Shkalla e vrasjeve në Ekuador është rritur pasi bandat lokale kanë krijuar aleanca me kartelet ndërkombëtare të krimit, raporton BBC.

Luisa González, një kandidate për presidente, tha se Ekuadori po kalonte “periudhën e tij më të përgjakshme”.

“Ata vranë një tjetër nga kolegët tanë në Esmeraldas. Mjaft më,” shkruan në rrjetet sociale ish-presidenti Rafael Correa.

Policia ende nuk e ka komentuar zyrtarisht vrasjen, por mediat lokale raportuan se dy personat e armatosur kishin ikur me një motoçikletë pasi qëlluan për vdekje Briones-in në San Mateo, në jug të qytetit të Esmeraldas.

Kujtojmë se para 5 ditësh gjatë një tubimi elektoral u qëllua po ashtu për vdekje në kryeqytetin e Ekuadorit, kandidati për president Fernando Villavicencio.

Mediat e huaja raportuan se autoritetet vendase po merren me hetimin e ngjarjes dhe me shoqërimin e të dyshuarve ku në këtë rast qarkulloi edhe aludimi i përfshirjes së mafias shqiptare në vrasjen e Villavicencio-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit