Një vrasje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në Dibër. Pas një konflikti mes dy persona në Homesh ka mbetur i plagosur njëri prej tyre ku për pasojë ka mbetur i pajetë.
Viktima mësohet se është 26-vjeçari, Dritan Manjani. Manjani pas një konflikti me Dorjan Dema është plagosur me kaçavidë nga ky i fundit ku ka gjetur edhe vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orët e vona. Autori i ngjarjes është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë të qarkut.