Një i vdekur. Përleshja mes dy të rinjve la një të vdekur në Bulqizë. Dorjan Mema dyshohet se ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjani në fshatin Homesh.
Për shkak të plagëve të marra, i plagosuri ndërroi jetë ndërsa autori u largua nga vendngjarja, por vetëm për pak orë, pasi u arrestua.
Dyshohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt të vjetër, që degradoi në krim pasi dolën nga njëri prej lokaleve të fshatit.
Policia pritet të zbardhë më shumë të dhëna mbi këtë ngjarje të rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.
EMRI/ Plagosi për vdekje me kaçavidë të riun, arrestohet autori në Dibër