Ish-Miss Universe Kosova 2022, Blerta Veseli, ka pushtuar balline e revistës së njohur ndërkombëtare të modës “Harper’s Bazaar”.
Në të, ajo është paraqitur me një mori aksesorësh me gurë të çmuar diamante, që konvertuar në dollarë kapin shifra marramendëse parash.
Përveç paraqitjes në kopertinën e revistës së njohur, bukuroshja nga Gjilani, e cila prej kohës është zhvendosur për të jetuar në Miami, në SHBA, ka dhënë edhe një intervistë për “Harper’s Bazaar”, edicionin bullgar.
Ajo aty rrëfen rrugëtimin e saj që nga fillimi i karrierës. Tashmë me një bagazh të madh në karrierën e saj si ish-miss dhe modele, në Evropë dhe në Amerikë, bukuroshja flet për vështirësitë e fillimeve të saj në Kosovë dhe rrugën drejt suksesit që ajo tashmë e ka arritur.
Duke punuar me stilist dhe fotograf të njohur ndërkombëtarisht, bukuroshja kosovare ka arritur me sukses të paraqitet në ballinën e një prej revistave më prestigjioze të modës, që botohet në disa shtete të botës.
Blerta Veseli, përveç ish-Miss, para se të zhvendosej në SHBA, ka qenë edhe prezantuese e emisionit “SHOW TIME”.