-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më paguan 2 mijë euro”! Merret vendimi për vlonjatin që i dogji Ferrarin “Noizyt”

Kryesoret

Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e dyshuar të djegies së automjetit tip “Ferrari” në pronësi të Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.

Për 17-vjeçarin nga Vlora, që dyshohet se e ndihmoi Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz u vendos masa e sigurisë personale “Detyrim paraqitje”.

Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e Siar Kontit nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari, me të cilin Noizy është shfaqur disa herë në rrjetet sociale dhe në klipet e tij muzikore.

Siar Konti paraprakisht është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro. I arrestuari ka treguar se ka marrë për ndihmë një të njohurin e tij 17 vjeç nga Vlora, dhe i ka vënë flakën makinës pasi ka hedhur benzinë në pjesën e parme të saj.

Automjeti ka qenë i parkuar pranë lokalit të Noizyt në zonën e Currilave në Durrës në datën 6 gusht rreth orës 05:10 kur i është vendosur flaka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit