Komuniteti lokal i Evrytanisë në Greqi u trondit pas vrasjes gjakftohtë të ndodhur pasditen e së hënës në Granica Agrafon. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur dy vëllezërit janë grindur për një arsye ende të panjohur dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë gjahu tjetrin duke e vrarë.
Tragjedia familjare nisi të shpaloset që nga mesdita e së hënës, kur dy vëllezërit u gjendën në kafenenë e lagjes, pa asnjë paralajmërim për atë që do të pasonte në orët e ardhshme.
Në një moment dy vëllezërit janë larguar për të shkuar në shtëpinë e nënës së tyre për darkë dhe aty për një arsye ende të panjohur kanë debatuar.
Sipas informacioneve të vimapolitis.gr, autori ka marrë armën e gjuetisë, ka dalë nga shtëpia dhe ka qëlluar kalin e vëllait. Vëllai i tij ka kërkuar arsyen, por ai ka drejtuar armën drejt tij dhe e ka qëlluar në gjoks nga afër, duke e vrarë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë së Policisë ku kanë arrestuar autorin. Madje, sipas të njëjtave informacione, ngjarja ka ndodhur përballë mbesës së mitur të viktimës./ Zougla.gr