Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, anëtare e Komisionit të Edukimit ka denoncuar nga selia blu se drejtori i ri Alfred Peza e ka kthyer RTSH-në në televizioni qokash me emërimet e fundit që ka bërë.
“Klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës të Pezes në Alpenews apo në Ora, njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe dramatike situatën.
Një televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, po kthehet në një televizion privat për qokat e Pezës, duke cënuar gazetarinë edhe profesionalizmin.
Drejtori që merret nga karriget, te skaleta e lajmeve, te festivali dhe te koshat e plehrave, që vendos kamera përgjimi dhe numëron gotat e ujit, nuk është modeli i drejtorit profesonist që i përgjigjet nevojave për ta kthyer RTSH-në në një televizion të shikueshëm.
Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës i bëj thirrje Keshillit Drejtues, si organ që monitorohet nga Kuvendi, të rikthejë ligjshmërinë brenda RTSH, të ndalë shkarkimet e padrejta dhe të hapë garën për drejtor të RTSH-së” tha Zhupa.