Foto ilustruese
14 persona, 7 femra dhe 7 meshkuj kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes katër veturave.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Në raport bëhet e ditur se personat e lënduar pas ndihmës mjekësore kanë dalë nga spitali.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, njofton policia./ Telegrafi
Aksident i rëndë, përplasen kokë më kokë 4 makina, 14 të plagosur