Dy ditë aksion, gjashtë të arrestuar dhe 28 kg kanabis e sekuestruar është bilanci i operacionit të policisë së shtetit, SPAK-ut, Frontex-it, dhe Guardia di Finanza-s që zhvilluan nga Vlora në Kurbin. Mes të arrestuarve është edhe një ish-zyrtar policie, bashkë me tre persona të tjerë shqiptarë dhe dy ukrainas.
Droga, kanabisi me heroinën dhe kokainën u shkëmbyen në det, por plani i trafikantëve u pre në mes nga ndërhyrja e policisë në kuadër të operacionit “Flakë në det”. Trafikantët sapo panë policinë dogjën velierën e ngarkuar me drogë.
Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin.
Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip velierë dhe më pas personat që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike, thotë policia.
Në operacion, sipas policisë u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e velierës.
Trafikantët që ndodheshin në velierie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.
U shoqëruan dy ukrainas të cilët u kapën në afërsi të velieres, e cila është zhytur në thellësinë rreth 150 metra në detin Adriatik.
Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa persona që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.
Të arrestuar;
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Veliera u dogj në det! Policia: 6 të arrestuar, 28 kg kanabis dhe 45 mijë Euro
U sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
200 fishekë pistolete model 54;
një automjet tip “Audi”;
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in.
Dalin emrat/ Kush është polici dhe tre “kokat” që u kapën në mes të detit?