-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliera u dogj në det! Policia: 6 të arrestuar, 28 kg kanabis dhe 45 mijë Euro

Kryesoret

I trumbetuar si megaoperacion nga policia e shtetit, operacioni i nisur 48 orë më parë është finalizuar me sekuestrimin e vetëm 28 kg kanabis. Sokol Bizhga që mban detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit deklaroi se gjashtë persona janë arrestuar nga operacioni ndërkombëtar, katër shqiptarë dhe dy ukrainas.

Gjithashtu është prerë një urdhër arresti edhe për një ish-zyrtar policie. Operacioni nisi në orën 22:00 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe u përmbyll pasditen e djeshme në orën 18:00.

Sokol Bizhga deklaroi se trafikantët i vunë flakën një veliere ku ndodhej drogë dhe pajisje të tjera sapo pikasën policinë. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, para cash 45 mijë euro, 25 mln lekë të vjetra, paund, franga zvicerane e lira turke, 200 fishekë, Audi, 25 telefona.

Po kështu 25 kg kanabis janë gjetur në afërsi të vendit ku është mbytur veliera. Kontroll është ushtruar në Fushë Kuqe, ku dyshohet se është baza e grupit kriminal që do të shkëmbenin drogën, kanabisin me kokainë dhe heroinë në het të hapur. Sokol Bizhga nuk pranoi që të jepte detaje për operacionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit