Aktori britanik Darren Kent, i cili ka luajtur në “Game of Thrones” dhe në serialin “East Enders”, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare.
Aktori, i cili pati një betejë të gjatë shëndetësore, u shfaq në një episod të vitit 2014 të serialit hit të HBO “Game of Thrones”.
Në fillim të këtij viti, aktori i ndjerë luajti rolin e një kufome në filmin “Dungeons and Dragons: Honor Among Thieves”.
Darren ka punuar së bashku me emra të mëdhenj në Hollywood, duke përfshirë yllin e “Twilight”, Kristen Stewart dhe Kiefer Sutherland.
Gjatë karrierës së tij, ylli britanik u shfaq në “Snow White and the Huntsman” duke luajtur rolin e një fshatari. Ai shijoi një rol në serialin britanik “East Enders” për dy episode vitin e kaluar, me rolin e Scott.
Aktori britanik luftoi për vite me radhë me osteoporozën, një çrregullim shumë të rrallë të lëkurës.
Darren, gjithashtu, i kushtoi kohë mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara. Të gjithë bashkëpunëtorët, fansat, por edhe kolegët e aktorit kanë shprehur ngushëllime për këtë ndarje të parakohshme.