-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fijet që të çojnë te bosi! Kush është nipi i “baronit” të madh që u kap në Patok?

Kryesoret

Gjashtë persona, mes tyre katër shqiptarë dhe dy ukrainas janë arrestuar pas 48 orëve operacion nga Vlora në Kurbin dhe ujërat ndërkombëtarë. Mes të arrestuarve nga operacioni anti-drogë në Kurbin, ku u godit një grup trafikantësh që po shkëmbenin drogë në mes të detit Adriatik, është edhe Nerim Çela.

RENEA i “qepet” Gëzim Çelës! Kush është bosi i Fushë Kuqes?

Report Tv shkruan se ky i fundit është nipi i Gëzim Çelës, i njohur si ‘baroni’, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2014 pasi forcat speciale gjetën në vilën e tij 18 kilogramë kokainë, 150 kilogramë kanabis dhe një laborator lëndësh narkotike. Në të njëjtin aksion në Kosovë u sekuestruan 50 kilogramë heroinë dhe kokainë që dyshohej se ishin paketuar në Fushë Kuqe.

Të arrestuar;
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Avionë dhe “Flakë në det”! RENEA rrethoi resortin në Patok, si u dogj veliera me drogë?

U sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
200 fishekë pistolete model 54;
një automjet tip “Audi”;
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit