-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Financial Times: Shqipëria, “Italia e vogël” turistët vërshojnë drejt resorteve me kosto të ulët

Kryesoret

Shqipëria po përjeton këtë verë një bum turistik, ndërsa bukuritë natyrore të vendit duket se kanë marrë vëmendje të gjerë jo vetëm nga turistët, por edhe të mediave të huaja.

Teksa ka bërë një analizë konkrete të ofertës turistike të Shqipërisë, duke e vënë theksin mbi të gjitha te çmimet konkurruese, Financial Times nuk nguron t’i drejtohet Shqipërisë në artikullin e sa si “Italia e vogël”.

“Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka shtyrë qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë. Por tani po gëzon një ringjallje ekonomike, pjesërisht për shkak të një bumi turistik,” shkruhet në artikull.

Artikulli kujton se mediat tradicionale në Itali e kanë cilësuar Shqipërinë dhe plazhet e saj si “Karaibet e Evropës”.

“Ndërsa çmimet janë rritur në Itali, turistët ndërkombëtarë janë joshur nga kostot më të ulëta shqiptare për çdo gjë, nga akomodimi në hotel deri te restorantet dhe shezlongët. Agjencia Federale e Statistikave të Gjermanisë zbuloi së fundmi se çmimet e restoranteve dhe hoteleve në Shqipëri ishin 56 për qind më të ulëta se ato të Gjermanisë, duke e bërë atë destinacionin më të lirë të pushimeve në Evropë.

Midis vizitorëve ishte Nicolas Ferrero, një prodhues 28-vjeçar nga qyteti portual i Rimini në Italinë veriore. Ai e përshkroi udhëtimin me traget si “kaos” me shumë britanikë, italianë dhe shqiptarë në bord. Kur mbërriti në resortin e Sarandës pranë kufirit grek, plazhi ishte i mbushur plot me italianë. “Ishte Italia e vogël,” tha ai,” shkruan Financial Times.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit