Pak para mesnatës së shkuar u regjistrua një konflikt mes disa personash në fshatin Pilur të Himarës.
Konflikti mes tyre ka agravuar në përleshje fizike. Në një situatë të tillë një polic i cili ndodhej jashtë shërbimit ndërhyri të qetësonte situatën ku për pasojë u plagos me thikë në qafë nga një 60-vjeçar.
I plagosur ka mbetur 29-vjeçari, Redin Caushaj që duket në foto i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
60-vjeçari Thodori Mërkuri i cili plagosi të riun është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë pasi u arrestua disa orë më pas nga forcat e policisë.
Në spital në ndihmë të policit shkuan familjarë dhe kolegë duke dhuruar gjak dhe duke i qëndruar pranë.