Presidenti amerikan, Joe Biden është gjendur sërish në qendër të kritikave për “gafat” e tij në daljet publike, këtë herë për faktin se nuk ia dinte emrin qytetin Maui në Hawaii ku nga zjarri humbën jetën qindra persona.
Ai iu referua Mauit gjatë fjalimit të tij si ishull, atë të “cilin e shohim gjatë gjithë kohës në televizion”.
Biden gjatë fjalimit iu referuarit Mauit si “Ishulli i madh” dhe kjo ka bërë që shumë qytetarë ta kritikojnë.
Por Biden është kritikuar edhe për reagim të vonuar në lidhje me tragjedinë, dhe që nuk vizitoi vendin që u prek nga zjarri që shkatërroi mijëra shtëpi e ndërtesa.
Kujtojmë nga ana tjetër se atje numri i viktimave sa vjen dhe rritet, ekipet e shpëtimit po tentojnë të nxjerrin të mbijetuarit që kanë ngecur nën rrënoja në Lahaina të Hawaii-t.