Këngëtari i njohur Skerdi Ago ka publikuar ditën e sotme një foto nga spitali ku ka porositur ndjekësit e tij që të mos ankohen nëse nuk kanë diçka të momentit që e dëshirojnë, sepse ka gjëra më të rëndësishme për të cilat duhet shqetësuar.
“Mos u ankoni nëse nuk keni diçka që nuk po e shijoni për momentin ose nuk po ju plotësohet se jeta ka gjëra më me rëndësi për t’u shqetësuar… Mos ikni mbas kërkesave luksoze të kësaj jete sepse Zoti të sprovon në një mënyrë që s’të duhet më asgjë po thjesht shëndeti i mirë” ka shkruar ai.
Skerdi nuk ka zbuluar nëse është shtruar vetë në spital, apo ndonjë familjar i tij.