-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku e fshehu armën? Bastiset shtëpia e të riut që “ngriti në këmbë” Sarandën

Kryesoret

23-vjeçarit Klaudio Qendro i cili qëlloi me armë zjarri ditën e djeshme në Sarandë dhe u arrestua, sot iu gjet arma e zjarrit, pistoletë që kishte hedhur mbrapa një pallati në momentin që po ndiqej nga policia.

Policia ka njoftuar se ka ushtruar kontrolle në  banesën e tij ku gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, një shumë parash dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas njoftimit të policisë materialet për Klaudio Qendron, i arrestuar më parë për vjedhje i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Gjatë kontrollit në zonën në të cilën tentoi të largohej me shpejtësi 23-vjeçari pasi braktisi automjetin, shërbimet e Policisë, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën ky shtetas e kishte hedhur mbrapa një pallati, ndërkohë që po ndiqej nga shërbimet e Policisë.

Ditën e djeshme, 23-vjeçari shkaktoi panik në publik pasi kreu qitje të pavullnetshme me këtë armë zjarri ndërkohë që po qarkullonte me automjet. Pas ngjarjes, ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, një shumë parash dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit