Një tragjedi familjare ka ndodhur pak pas orës 12 të së mërkurës në autostradën kombëtare Selanik-Serron, jashtë Selanikut, ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën dhe fëmijët e tyre janë plagosur rëndë në një aksident.
Makina është përplasur me një kamion. Mediat greke shkruajnë se si pasojë e aksidentit kanë vdekur burrë e grua, përkatësisht 45 dhe 48 vjeçe, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë fëmijët e tyre shtatë dhe dhjetë vjeç.