Tiranë-Shkon në 28 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B.
Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi E. B. drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.