Aktorja e njohur Olta Gixhari është rikthyer në Shqipëri, ku po shijon plazhin e bukur të jugut të Porto Palermos.
E komentuar shumë se nuk i pëlqente të bënte punë, përmes rrjeteve sociale Olta tenton të na bindë për të kundërtën, teksa shfaqet duke punuar.
Dhe arsyeja e vetme sipas saj, është që të nxjerrë bokën e gojës.
Në videon e publikuar, aktorja e filmit që pritet të dal së shpejti “Në Kuadër të Dashurisë” shihet të jetë takuar me mikun e saj Xhonatanin.
Duket se qëllimi tyre ka qenë të kapin iriq deti dhe ia kanë arritur.
“Shihni tani si kapet iriqi dhe si nxirret buka e gojës se thoni pastaj Olta kështu Olta ashtu, ndërkohë Olta në Porto Palermo duke nxjerrë bukën e gojës”, u shpreh Olta.