-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë në Tetovë, drejtësi për viktimat nga zjarri në spital

Kryesoret

“Derisa nuk ka drejtësi, Tetova nuk do të ketë qetësi”, “Stop drejtësisë selektive”, “14 jetë jetë humbura, e vërteta të dalë në shesh”, “Drejtësi jo pazare”, këto ishin vetëm disa nga pankartat që mbanin qytetarët gjatë protestës së mbajtur të mërkurën para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Tetovë.

Protesta u organizua nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”, në shenjë pakënaqësie rreth procesit gjyqësor lidhur me shpërthimin e zjarrit në spitalin modular në shtator të vitit 2021, ku vdiqën 14 persona pacientë që po trajtoheshin nga COVID-19 dhe familjarë që kujdeseshin për të afërm të tyre.

Protesta e së mërkurës pason transmetimin e një hulumtimi të Rrjetit-Laboratori për Gazetari Hulumtuese IRL, të titulluar “Vrasje në Tetovë”. Hulumtimi nxjerr në pah se spitalet modulare për COVID-19, përfshirë atë të djegur në Tetovë, u ndërtuan në mënyrë të papërshtatshme duke anashkaluar shumë procedura ligjore.

Sipas organizatorëve të protestës, veprimet e prokurorëve kanë lënë hapësirë për dyshime se hetimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë është sabotuar qëllimisht në mënyrë që të mbrohen fajtorët e vërtetë nga ndjekja penale, gjë të cilën e shpërfaqin me fakte gazetarët e rrjetit hulumtues të IRL-së.

“Besimi në sistemin e drejtësisë në këtë shtet për ne është zero. Jeta e qytetarëve është bërë peng i pazareve dhe tenderëve pa kriter. U pa dhe, për fat të keq, u dëshmua se korrupsioni vret. Nga ky proces u pa dhe u vërtetua se Prokuroria dhe Gjykatat janë pjesë dhe mbrojtës të krimit të organizuar që e mban peng shtetin,” tha Elemedina Abdullahi, nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit