-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga Tetovë-Prizren, Ali Mehmeti: Me leverdi për dy vendet tona

Kryesoret

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu kanë folur për rrugën Tetovë-Prizren.

Gjatë fjalës së tij Ahmeti u shpreh se të dy vendet kanë përfitime nga ndërtimi i kësaj rruge e cila do të sjellë lehtësi në qarkullim dhe rritje ekonomike.

“Në kuadër të kësaj biseduam rreth rrugës Tetovë-Prizren, me leverdi të jashtëzakonshme për dy vendet tona, pasi rrugët lehtësojnë qarkullimin dhe rrisin ekonominë.

Ekipet ndërqeveritare besoj se do merren me këtë çështje dhe besoj se zhvillimi i këtij projekti do të ndodh sa më shpejtë.

Falënderoj ministrin Liburn Aliu, me të cilin biseduam për projektet e dy vendeve tona” tha Ahmeti.

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu tha se biseduan në lidhje me hapat e mëtejshëm për realizim e kësaj rruge.

“Biseduam për hapat e mëtejshëm për realizimin e rrugës Tetovë-Prizren, që ka rëndësi për të dyja vendet. Dua të theksoj se kjo rrugë ka studimin e vizibilitetit, duke filluar nga dokumentacionin dhe të gjithë elementet tjera.

Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për dy vendet pasi lidh edhe parkun nacional të Sharrit. Kjo rrugë do të mundësojë menaxhim të përbashkët të turizmit” tha Aliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit