Mbrëmë në Himarë ndodhi një ngjarje e rëndë. 28-vjeçari Redian Caushaj, efektiv policie u qëllua me thikë në qafë pasi u fut për të shuar një sherr.
Ai u transportua me urgjencë në spital dhe prej orësh ndodhet në sallën e operacionit në gjendje kritike për jetën.
FOTO/ Familja dhe kolegët i rrinë tek koka! Ky është polici që i ngulën thikën
Thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjak gjatë orëve të mesnatës i janë përgjigjur kolegë të 28-vjeçarit.
Sot në mëngjes u arrestua autori i krimit, Thodhori Mërkuri 60-vjeç. Gjatë natës arriti që të fshihej në pyll dhe zonat përreth, por FNSH arriti që ta arrestonte.
FOTO/ Merr fund arratia! FNSH i vë hekurat himarjotit që qëlloi policin