Një krim makabër është zbuluar në Veracruz të Meksikës ku u zbuluan eshtrat e të paktën 13 trupave në një frigorifer.
“Gjashtë persona u arrestuan, ndoshta lidhur me këto fakte”, tha prokurori i shtetit Veracruz në një deklaratë të shkurtër për shtypin.
Trupat u gjetën nga policia që po ndiqte një burrë brenda një ndërtese ku strehoheshin tre persona të rrëmbyer.
Në këtë ndërtesë, ata gjetën mbetjet njerëzore të shpërndara brenda qeseve të zeza në disa frigoriferë.
Pjesë të tjera kufomash u gjetën në akomodime të tjera. Nuk është hera e parë që në këtë qytet regjistrohen episode monstruoze.
Në shtator 2011 35 kufoma u hodhën në autostradën publike në mes të ditës në Boca del Río, në jug të Veracruz. Në këtë qytet në vitin 2017 u zbuluan edhe 11 kufoma me shenja torture.