Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pas largimit nga Shqipëria ka vijuar karrierën diplomatike në postin e Ndihmës Sekretares së Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Uashington.
Selia diplomatike amerikane në Tiranë ka postuar një foto të Kim me David Wisner, që do të jetë i ngarkuari i ri me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë duke i lënë “porositë”.
“I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC.
Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit” shkruan ambasada.