Në foto; Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rrjepaj
Prokuroria e Posaçme nisi “valën” e arrestimeve për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi. Klodian Rrjepaj, ish-zv/ministër i Shëndetësisë është zyrtari më i lartë i arrestuar për këtë aferë deri tani, teksa hetimet vazhdojnë për rolin e ish-ministrit, Ilir Beqja. Në pranga edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, administratori i shoqërisë që fitoi koncensionin.
Ai u shoqërua mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë së Policisë Vlorë. Ilir Rrapaj, paraprakisht raportohet se ndodhej me pushime në bregdetin e Jugut, në Dhërmi në momentin që u shoqërua nga policia dhe u transferua në Tiranë.
Ish-zv/ ministri, biznesmeni e rektori! Tetë zyrtarët me masë sigurie për “Sterilizimin”
Për të njëjtën çështje penale, GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” në mungesë për Arben Gjatën, rektor i Universitetit të Mjekësisë dhe shef i Kirurgjisë në QSUT, Naile Ajazin dhe Genc Byrazerin.
E njëjta masë për Petref Mersinin, ndërsa për Saimir Kadiun dhe Marsela Serjanajn masa “arrest në shtëpi”. Masat e kërkuara nga SPAK janë për akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “mashtrimit”. Koncesioni për 10 vite kap vlerën e 100 milionë dollarëve.
Manovrat e “Sterilizimit”/ Nga hiçi, si e fitoi emigranti koncesionin 100 milionë dollarë?