Foto ilustruese
Mbrëmjen e sotme është shoqëruar me urdhër të SPAK-ut biznesmeni Ilir Rrapaj për t’u marrë në pyetje lidhur me çështjen e koncesionit të Sterilizimit.
SPAK apo policia ende nuk kanë bërë asnjë njoftim, por paraprakisht dyshohet se Rrapaj nuk ishte paraqitur për të dhënë shpjegime dhe për këtë arsye është bërë shoqërimi i tij.
Ai raportohet nga mediat se ka qenë në jug në momentin që është lokalizuar dhe shoqëruar.
Disa muaj më parë ka qenë vetë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj që ka dhënë dëshminë në SPAK për këtë dosje, por edhe shumë zyrtarë të tjerë.
Gjatë kohës që Ilir Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit.
Ky koncesion prej 100 mln euro është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj.