Biznesmeni Ilir Rrapaj prej disa orësh ka raportuar në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi në lidhje me koncesionet e sterilizimit.
Në një moment deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupi e pyeti në lidhje me shumën prej 18 milionë lekësh, që sipas saj këto para ai i ka marrë si fatura.
“E dhashë më lart përgjigjen, s’gjej dot ndonjë alternativë, edhe pse po shtrëngohem në këto orë të vonë të pasdites. Kam, që në 7 të mëngjesit kam pirë vetëm një gotë ujë Por ajo është përgjigje dhe e tillë ngele. Është një vendimmarrje kolegjiale për ta adresuar në personin tim fizik një përgjegjësi të kësaj natyre që e kam përmbushu besoj me sukses të plotë. Asnjë veprim i karakterit financiar nuk është larguar apo ka patur të mundur që të anashkalojë udhëzimet që vinin nga statusi i kompanisë”, tha Rrapaj.









