-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Dorëheqjet e policëve serbë, rezultat i kërcënimeve nga Serbia

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje si rezultat i “kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme” nga Beogradi.

“Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb është rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimeve nga Serbia një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviç. Ne do të vazhdojnë të ofrojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë,” shkroi Osmani në X, që më herët njihej si Twitter.

Më herët, diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë, shprehën shqetësimin e tyre për dorëheqjen e tre policëve serbë të Kosovës. Në reagimin e shefit të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe të Ambasadës amerikane, nuk u përmendën arsyet që çuan në dorëheqjen e tre policëve.

Nëntorin e kaluar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës kishin dhënë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të zyrtarëve serbë në komunat veriore Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut në shenjë pakënaqësie me një vendim të qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato të Kosovës. Pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit