Duket se tifozët e Milan-it nuk e kanë pëlqyer fanellën e tretë të klubit për këtë sezon për shkak të ngjyrave të përdorura në të.
Nga jeshilja e vitit të kaluar te një fanellë që synon “të bashkojë brezin unik dhe të larmishëm të mbështetësve të Milan-it në mbarë botën,” shkruante fillimisht në faqen e klubit për këtë fanellë. “Ngjyra të ndryshme, por gjithmonë Milan,” vijonte më pas slogani.
Pavarësisht prezantimit me pritshmëri të larta tifozët kanë shpërthyer me komente negative: “E turpshme”, “fanella më e shëmtuar në historinë e Milan-it”, “e tmerrshme”.
Megjithatë, debutimi i fanellës së tretë të Milan-it do të jetë në San Siro më 24 shtator kundër Verona-s.