Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter është regjistruar në Kolumbi, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Lëkundjet kanë qenë tepër të forta dhe raportohet se zgjatën për disa sekonda, duke bërë qindra njerëz që të braktisnin banesat e të dilnin në rrugë.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të mëdha në ndërtesa.