-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhitë dhe përmbytjet “pushtojnë” Gjermaninë, 160 të vdekur, 150 të zhdukur

Kryesoret

Gjermania jugore dhe të mesme ka kaluar një stuhi me reshje të mëdha e rrufe e cila solli përmbytje të shumta.

Për shkak të stuhisë dhe përmbytjeve aeroporti i Frankfurtit u bllokua disa orë. Metereologët regjistruan në zonën Rin dhe Main 25.289 shkreptima në një orë.

Më të prekur ishin Gelsenkirchen, Raunheim, Griesheim, Hanau, Bad Nauhaim e zona të tjera. Zjarrfikësit e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, në landin Renani–Veriore Vestfali më shumë se 150 aksione.

Në Passau niveli i ujit të lumit Danub ka arritur në 8.5 metra, dhe autoritetet kanë dhënë paralajmërim për përmbytje.

Numri i viktimave të konfirmuara për shkak të përmbytjeve shkatërruese në Gjermani arriti gjatë fundjavës në më shumë se 160 vetë.

Policia njofton se ka arritur të kontaktojë përmes telefonit me më shumë se 700 vetë që konsideroheshin të zhdukur prej katastrofës në Nordrhein-Westfalen.

Sipas policisë në qarkun Rhein-Sieg dhe në rrethin Euskirchen janë rreth 150 vetë që konsiderohen ende si të zhdukur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit