-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet mbi kishat dhe shtëpitë e të krishterëve, Pakistani arreston 129 persona

Kryesoret

Policia arrestoi më shumë se 100 myslimanë gjatë bastisjeve në një zonë në Pakistanin lindor, ku një turmë besimtarësh të zemëruar për përdhosjen e supozuar të Kuranit nga një i krishterë, sulmoi kishat dhe shtëpitë e pakicës së krishterë, duke nxitur autoritetet të dërgojnë trupat për të rivendosur rendin.

Nuk pati viktima pasi të krishterët që jetonin në një pjesë të qytetit Jaranwala në rrethin Faisalabad u zhvendosën shpejt në vende më të sigurta.

Të krishterët u kthyen ngadalë në shtëpitë e tyre të enjten, vetëm për të parë shkatërrimin e të paktën një kishe që u dogj. Janë dëmtuar edhe katër kisha të tjera, ndërsa dy duzina shtëpish u dogjën ose u dëmtuan rëndë gjatë trazirave.

“Ne ishim në shtëpi kur papritmas dëgjuam se një turmë po vinte duke djegur shtëpi dhe sulmuar kisha”, tha Shazia Amjad, ndërsa qante jashtë shtëpisë së saj, e cila u dogj të mërkurën.

Të krishterët ngushëllonin të enjten njëri-tjetrin jashtë shtëpive të dëmtuara, ndërsa shumë gra qanin për shkatërrimin. Ata që mbeten pa shtëpi, nuk e kishin idenë se ku të shkonin apo çfarë do të bënin tani.

Të mërkurën, Khalid Mukhtar, një prift lokal, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se shumica e të krishterëve që jetonin në zonë kishin ikur në vende më të sigurta. “Edhe shtëpia ime është djegur”, tha ai, i bindur se shumica e 17 kishave në Jaranëala ishin sulmuar.

Delegacione të klerikëve myslimanë arritën në Jaranwala për të ndihmuar në qetësimin e situatës, ndërsa trupat dhe policia patrullonin zonën.

Autoritetet lokale mbyllën shkollat dhe zyrat si dhe ndaluan tubimet për një javë për të parandaluar dhunën e mëtejme./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit