Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujëra ku 60 emigrantë humbën jetë në tentativë për t’u larguar nga Afrika drejt një vendit tjetër për një jetë më të mirë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në brigjet e Kepit të Gjelbër në Afrikën Perëndimore.
Organizata Botërore për Emigracionin bëri me dije se 38 persona u shpëtuan në det, mes të cilëve kishte gra dhe fëmijë të mitur.
Dyshohet se në varkë ndodheshin mbi 100 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga Senegali dhe Sierra Leone.
Varka e mbytur prej druri u pikas nga një anije peshkimi spanjolle pranë ishullit të Sal, e cila vuri në alarm autoritetet.
Më vonë erdhi dhe një reagim nga ministria e Jashtme në Senegal e cila bëri me dije se varka me 101 emigrantë u nis nga vendi më 10 korrik.